Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë nderime pranë shtatores së dëshmorit Fahri Fazliu, e cila u përurua me 5 maj, datën kur edhe Fazliu ra dëshmor.
“Më 5 maj është përuruar shtatorja e dëshmorit, Fahri Fazliu i cili po në të njëjtën ditë ra dëshmor. Për shkak se ndodhesha jashtë vendit e kisha të pamundur që të jem i pranishëm atë ditë.
Sot bëmë nderime në Obiliq pranë shtatores e cila është vendosur në sheshin i cili mban edhe emrin e heroit, Fahri Fazliu. Vepra e tij në shërbim të atdheut do të jetoi përgjithmonë, atë do ta përcjellim gjeneratë pas gjenerate me krenarinë më të madhe.”, është shprehur Mehaj në një postim në Facebook, ku ka njoftuar për aktivitetin e ndërmarrë.
“Në këtë ditë nderojmë edhe veprën e vëllait të Fahriut, Bahri Fazliu i cili ra më 7 maj në altarin e lirisë.
Veprat e dëshmorëve janë të pavdekshme.
Lavdi!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/