Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar homologen kanadeze, Anita Anand.
Njoftimin për këtë takim e ka bërë vetë ministri përmes një postimi në facebook, ku ka treguar se është diskutuar edhe thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve.
“Gjatë takimit me ministren e mbrojtjes të Kanadasë, Anita Anand, e njoftova për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë në shumë drejtime përmes implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, dhe investimit që është bërë në blerjen e armatimeve e shkollimin e kuadrove të reja të oficerëve e ushtarakëve në përgjithësi, e me theks të veçantë hapat që kemi ndërmarrë për inkuadrimin e vajzave në FSK, dhe trajnimin për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse.”, ka njoftuar ministri Mehaj.
“Përtej kësaj diskutuam për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve, e sidomos bashkëpunimin sa i përket misione të përbashkëta ushtarake, me këtë rast e njoftova dhe për gatishmërinë që kemi për t’i ofruar ndihmë popullit ukrainas qoftë përmes trajnime për kërkim-shpëtim apo dhe deminimit.
Temë tjetër diskutimi ishte dhe rëndësia që Republika e Kosovës të anëtarësohet në BE dhe në NATO, ngase Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë ka nevojë për shtete që përqafojnë politikat evropiane.”, ka shtuar ai./FolDrejt/