Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije për klankosovën se nesër ka gjasë të ketë një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, ka thënë Kryeziu për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
Kujtojmë se dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, bëri me dije se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar për t’u takuar në Bruksel./FolDrejt/