Ministri i Mbrojtjes së Kosoës, Armend Mehaj, është takuar me ministrin slloven të Mbrojtjes, Marjan Sarec.
Kështu ka bërë ë ditur vetë ministri Mehaj, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi, Mehaj ka thënë se e ka njoftuar ministrin Sarec për të gjitha përparimet e FSK-së gjer më tani, për kapacitetet dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me forcat sllovene përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta.
“Në vazhdim të takimeve me përfaqësuesit e shteteve, takova ministrin e mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sarec, të cilin e njoftova për të gjitha përparimet e FSK-së gjerë më tani, për kapacitetet dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me forcat sllovene përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund t’i zhvillojmë përtej planit bilateral, dhe që më detajisht u dakorduam t’i konkretizojmë përmes memorandumit të mirëkuptmit”, ka shkruar ministri Mehaj./FolDrejt/