Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
Siç ka bërë me dije Mehaj, gjatë këtij takimi kanë diskutuar rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojnë t’i realizojnë në të ardhmen.
“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ofruar ndihmën e saj të pakursyer në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, përmes ofrimit të trajnimit për ushtarët, shkollimit për oficer përkrah ushtrisë britanike dhe investimit në projekte të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi sot takova Ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abott, me të cilin diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen.
Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ushtrinë e shtetit tonë.”, ka shkruar Mehaj në një postim në facebook./FolDrejt/