Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin me Këshillin e Sigurisë diskutoi për çështjen e luftimit të terrorizmit në vendin e tij.
Sipas një deklarate me shkrim nga Pallati i Kremlinit, Putin zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Vladimir Kolokoltsev, ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu, drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), Aleksandr Bortnikov dhe kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergej Naryshkin si dhe anëtarë të qeverisë.
Në fjalimin e tij në takimin e hapur për media, Putin tha: “Ne do të diskutojmë një çështje që është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e brendshme të vendit tonë dhe nuk e ka humbur rëndësinë e saj për shumë vende të botës në vitet e fundit dhe ka rëndësi për ne sot. Bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit”.
Sipas njoftimit të administratës së rajonit Bryansk të Rusisë, situata e kërcënimit të lartë terrorist të deklaruar më parë në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën është zgjatur për një kohë të pacaktuar./FolDrejt/