Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Asllan Nikqi.
Mehaj ka thënë se falë sakrificës së Nikqit dhe shokëve të tij të UÇK-së, Kosova sot gëzon lirinë.
“Në familjen Nikqi na priti nëna e dëshmorit, Hala Nikqi e cila kujton momente të shumëta me të birin tashmë dëshmor, që nga fëmijëria e deri të lufta çlirimtare pjesë e së ciles ishte djali i saj, Asllani.
Veprat heroike në shërbim të atdheut, në mbrojtje të popullit dhe për lirinë e vendit, janë të shenjta. Asllani luftoi trimërisht nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në frymën e fundit.
Falë tij dhe shokëve e luftëtarëve të UÇK-së, vendi ynë sot gëzon lirinë.
Ne do t’i nderojmë e kujtojmë gjithmonë.
Lavdi!”, është shprehur Mehaj në Facebook./FolDrejt/