Ministria e Policisë së Britanisë së Madhe do të nisë një fushatë në ditët në vijim duke këshilluar qytetarët shqiptarë që të mos migrojnë në Britani.
Për këtë qëllim është bërë një reklamë në gjuhën shqipe, e cila do t’u shfaqet përdoruesve shqiptarë të Facebook dhe Instagram dhe në të, shqiptarët paralajmërohen se në rast të tentativës për të emigruar do të përballen me ndalim ose deportim, raportoi BBC.
Qeveria në Londër ka njoftuar se fushata do të nisë javën e ardhshme dhe se do të jetë shumë e qartë se çfarë i pret emigrantët që vijnë me anije./FolDrejt/