Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me shefin e policisë së Gjermanisë.
Lajmin për këtë takim e ka dhënë vetë ministri, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi, ministri Sveçla ka falenderuar Dr.Romann për ndihmën e dhënë për Policinë e Kosovës si në ndihmën e vazhdueshme me pajisje të ndryshme teknologjike, ashtu dhe në ngritjen e kapaciteve njerëzore kryesisht për kontroll dhe siguri të dokumenteve, falsifikim, migrim dhe kontroll të kufirit.
“Presidenti i Policisë Federale theksoi se bashkëpunimi me Policinë e Kosovë ka qenë i shkëlqyer dhe se do të vazhdojë tutje me qëllim të luftimit të trafikimeve të ndryshme, shkëmbimin e informatave, përfshirë këtu edhe luftimin e migrimit ilegal.
Presidenti Romann shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e mbështetjes konkrete duke intensifikuar projektet e përbashkëta si në fushën e avancimeve të kapaciteteve njerëzore, po ashtu dhe në avancimin e teknologjisë për luftimin e formave të ndryshme të krimit kryesisht ndërkufitar.
Takimin e përfunduam me ftesën të cilën i bëra Dr. Romann për një vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progresin por dhe sfidat me të cilat përmballemi si Kosovë.” – ka shkruar Sveçla./FolDrejt/