Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka qëndruar një javë në SHBA.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, ku ndër tjerash ka falenderuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për financimin e vizitës.
Gjatë kësaj jave, Kamberi ka takuar një mori personalitetesh, ndërkohë që ka thënë se kanë kundërshtuar tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.
“Biseduam me profesorin e Universitetit John Hopkins, Daniel Server.
Ishim te “Vatra”. Takuam humanistin shqiptar Xhim Xhema.
Nuk kërkojmë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë. Kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.
Reciprocitetin e shohim si zgjidhje.
Të gjithë bashkarisht treguan perkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Na pret punë e angazhim i pandalur.” – ka shkruar Kamberi./FolDrejt/