Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog.
Gjatë këtij takimi, Ministri Vitia e falënderoi ambasadorin për kontributin e BE-së për shtetin e Kosovës, si dhe diskutuan për projekte të cilat do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në sektorin publik, përcjell Fol Drejt.
Ministri Vitia theksoi rëndësinë e Zyrës së BE-së në Kosovë, si një portë e rëndësishme e përfaqësimit të të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian.
Temë kryesore e diskutimit ishin reformat në sistemin e shëndetësisë, duke përfshirë projektligjet, trajnimet e stafit shëndetësor, investimet dhe financimet shtesë që do të kontribuojnë për integritetin e institucioneve të shëndetësisë.
Ambasadori z. Tomáš Szunyog shprehi gatishmërinë për ndihmën nga fondet e BE-së në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët në institucionet publike./FolDrejt/