Twitter do të ndalohet në Bashkimin Evropian nëse shkel rregullat e tij, tha sot ministri francez dhe delegati për teknologjitë dixhitale, Jean-Noel Barot.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu shqetësimin për rregullimin e ardhshëm evropian “të tepruar” në lidhje me inteligjencën artificiale (AI), raportoi e përditshmja franceze “Figaro”, përcjell Fol Drejt.
Nëse Twitter nuk funksionon sipas rregullave tona, do të ndalohet në Bashkimin Evropian, ka shkruar Barro në Francenfo./FolDrejt/