Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, korniza për dialog dhe vazhdimi i bashkëpunimit qe tema e takimit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi, por edhe nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.
“Jemi në fazën ku të gjithë akterët që ndërlidhen me shëndetësinë, duhet të bëjnë më të mirën e mundshme!
Ministri Vitia ofroi gjithë gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunim”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj Ministrie./FolDrejt/