Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë perëndimorë, përfshirë SHBA-në, Japoninë dhe Britaninë, do të japin 25.5 milionë euro për të mbuluar nevojat urgjente të energjisë të Ukrainës, njoftoi Ministria e Energjisë, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Sipas ministrisë, fondet do të kanalizohen përmes Fondit për Mbështetjen e Energjisë së Ukrainës, krijuar nga Komisioni Evropian.
“Asnjë sistem energjetik nuk është projektuar apo ndërtuar për t’i bërë ballë sulmeve dhe shkatërrimit me raketa. Sektori energjetik i Ukrainës ka nevojë jo vetëm për financim, por edhe për përvojën, teknologjitë dhe zgjidhjet më të mira botërore që do ta lejonin t’i rezistonte sulmeve të Rusisë”, thuhet në deklaratë.
Ministria tha se BE synon gjithashtu të ndajë 13 milionë euro për të rivendosur laboratorët në termocentralin bërthamor të Çernobilit të dëmtuar nga trupat ruse dhe 3.5 milionë euro të tjera përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të mbështetur në përgjithësi industrinë bërthamore të Ukrainës. /FolDrejt/