Miroslav Klose kryeson këtë listë përpara lojtarëve të mëdhenj si Pele, Ronaldo e Muller, ndërsa Cristiano Ronaldo e Lionel Messi nuk gjenden as në top dhjetëshen e më të mirëve, raporton Fol Drejt.
Sulmuesi gjerman ka arritur që nga katër kampionate botërore që ka luajtur të shënojë gjithsejt 16 gola në 24 paraqitje me Gjermaninë.
Në vendin e dytë gjendet Ronaldo i Brazilit me 15 gola nga 19 paraqitje, ndërsa i treti është Gerd Muller i cili ka 14 gola nga 13 ndeshje.
Interesant është fakti që dy lojtarët që kanë dominuar botën e futbollit këto vitet e fundit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk gjenden as në top dhjetë lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në kampionate botërore. Përderisa Ronaldo ka 7 gola nga 17 paraqitje, Messi në anën tjetër ka shënuar vetëm 6 gola në 19 paraqitje për Argjentinën. /FolDrejt/
Lista me golashënuesit më të mirë në kampionate botërore:
Rank | Player (Team) | Goals scored | Matches | Editions scored in |
---|---|---|---|---|
1 | Miroslav Klose (Germany) | 16 | 24 | 2002, 2006, 2010, 2014 |
2 | Ronaldo (Brazil) | 15 | 19 | 1998, 2002, 2006 |
3 | Gerd Muller (Germany) | 14 | 13 | 1970, 1974 |
4 | Just Fontaine (France) | 13 | 6 | 1958 |
5 | Pele (Brazil) | 12 | 14 | 1958, 1962, 1966, 1970 |
6 | Sandor Kocsis (Hungary) | 11 | 5 | 1954 |
6 | Jurgen Klinsmann (Germany) | 11 | 17 | 1990, 1994, 1998 |
8 | Helmut Rahn (Germany) | 10 | 10 | 1954, 1958 |
8 | Gabriel Batistuta (Argentina) | 10 | 12 | 1994, 1998, 2002 |
8 | Gary Lineker (England) | 10 | 12 | 1986, 1990 |
8 | Teofilo Cubillas (Peru) | 10 | 13 | 1970, 1978 |
8 | Thomas Muller (Germany) | 10 | 16 | 2010, 2014 |
8 | Grzegorz Lato (Poland) | 10 | 20 | 1974, 1978, 1982 |