Fëmijët e lindur nga janari i vitit 2010 tashmë mund të aplikojnë për të përfituar nga shtesat e ndara nga Ministria.
Njoftimin për hapjen e këtij aplikimi e ka bërë vetë Ministria e Financave përmes një postimi në facebook, duke ia bashkëngjitur edhe vegëzën për aplikim.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2010 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.”, njofton Ministria./FolDrejt/