Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Qendrën “Prinses Máxima” dhe “World Child Cancer-NL” të Utrecht, Holandë për onkologjinë e fëmijëve, shkruan Fol Drejt.
“Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit për Programin e Binjakëzimit në lidhje me onkologjinë pediatrike, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës nënshkruan Memornadumin e bashkëpunimit me Qendrën “Prinses Máxima” dhe “World Child Cancer-NL” të Utrecht, Holandë.”, shkruan në njfotimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftimin zyrtar u theksua se marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, U.D. drejtoresha e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Z. Ferry van Schoonhoven, Kryetar i “Princess Máxima” për onkologji pediatrike dhe Gita Gallé, COO dhe CFO.
“Kjo marrëveshje ka për synim partneritetin ndërmjet palëve, optimizimin e kujdesit mjekësor për fëmijët me sëmundje malinje që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mënyrë që të rritet shkalla e mbijetesës për këta pacientë dhe të përmirësohet kujdesi për ta.”, thuhet tutje në komunikatën e ministrisë.
Në fund, u vlerësua se memorandumi do të ndikojë drejtpërdrejt në trajnimin, edukimin dhe këshillimin e mjekëve, infermierëve, teknikëve, hulumtuesve dhe profesionistëve të tjerë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në fushën e shërbimeve onkologjike për fëmijë. /FolDrejt/