Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se radarët e tyre zbuluan sot raketa ruse, por se ato nuk hynë në hapësirën ajrore të Rumanisë “për asnjë moment”.
“Sot sistemi i kontrollit ajror ka zbuluar një objekt ajror që është nisur nga Deti i Zi, nga një anije ruse në afërsi të gadishullit të Krimesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një raketë lundrimi, e cila ka hyrë në hapësirën ajrore të Ukrainës, Moldavisë dhe më pas është kthyer në Ukrainë, “, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.
Raketa fluturoi afër Rumanisë dhe distanca më e shkurtër ndërmjet raketës dhe kufirit shtetëror të këtij vendi ishte në një pikë 35 kilometra, thuhet në deklaratë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.