Kreu i grupit sirian “Helmetat e Bardha”, Raed al-Saleh, akuzoi sot Kombet e Bashkuara se nuk kanë ofruar ndihma të përshtatshme humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, të cilat u shkatërruan nga një tërmet i fortë.
Saleh, i cili drejton grupin, tha se zona nuk kishte marrë asnjë ndihmë nga OKB-ja për të pastruar pasojat e tërmetit që goditi Sirinë të hënën, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se gjashtë kamionët që kaluan kufirin me Sirinë të enjten ishin një dërgesë e rregullt, pa lidhje me tërmetin dhe se gjithashtu ishte vonuar./FolDrejt/