Ministrja Haxhiu, duke iu uruar mirëseardhje ministrit Hækkerup dhe delegacionit danez, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin korrekt të Mbretërisë së Danimarkës, duke i cilësuar si aleat tejet të vlefshëm, veçmas për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Republikën e Kosovës në fushën e drejtësisë penale, transmeton Fol Drejt.
Palët konfirmuan përparimin në negociatat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë e cila pritet të nënshkruhet dhe të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti.
Partneriteti i tillë, në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, ishte pjesë e këtij diskutimi, me ç’ rast nga të dy anët u shpreh vullnet për të bashkëpunuar për interesat e qytetarëve të të dy palëve, në zhvillimin dhe avancimin edhe për interesa tjera vitale.
Partneriteti i fuqishëm në sektorin e drejtësisë, investimet e rëndësishme në fushën e energjisë, janë garanci për zgjerim të bashkëpunimit edhe në fushat tjera./FolDrejt/