Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock tha sot se detajet e udhëtimit të saj të fundit në Kinë ishin “më se tronditëse” dhe deklaroi se Pekini po bëhet gjithnjë e më shumë një rival sistemik, më shumë se një partner dhe konkurrent tregtar.
Burbock nuk dha hollësi, por komentet e saj erdhën pasi ajo tha se Kina po bëhej gjithnjë e më represive nga brenda dhe agresive nga jashtë, raporton Reuters.
Këto komente pasuan vizitën e Berbock në Pekin javën e kaluar, ku ajo paralajmëroi se çdo përpjekje e Kinës për të kontrolluar Tajvanin do të ishte e papranueshme, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.