E vetmja panda gjigante në Tajlandë ka ngordhur, ka njoftuar sot kopshti zoologjik dhe shumë tajlandez janë mërzitur për këtë.
Panda femër, Lin Hui, ngordhi mëngjesin e sotëm në moshën 21-vjeçare, njoftoi kopshti zoologjik Chiang Mai, raporton Kyodo.
Panda ishte huazuar nga Kina dhe autoritetet atje do të punojnë për të përcaktuar shkakun e ngordhjes së saj, transmeton Fol Drejt.