Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është deklaruar sot në Instagram, për herë të parë që nga riaktivizimi i llogarisë së tij në rrjetin social në fillim të shkurtit.
Ai bëri të ditur se ka lansuar një koleksion të ri të kartave dixhitale.
“Kënaqësi t’ju informoj se për shkak të suksesit të madh të kartave të mia dixhitale të lançuara më parë, ne po e bëjmë përsëri. Seria e dytë është në dispozicion. Argëtohuni,” shkroi Trump dhe ndau një lidhje për të shkarkuar kartat dixhitale, transmeton Fol Drejt.