Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qëndruar sot në Klinë, transmeton Fol Drejt.
Gjatë qëndrimit të saj në këtë komunë, ministrja Haxhiu ka vizituar bizneset që udhëhiqen nga gratë.
“Sot, vizituam biznesin Holding në Klinë. Një biznes familjarë që udhëhiqet nga zonja Burbuqe Gashi.
Në këtë vizitë u njoftuam me punën që bëjnë, sfidat që kanë, kërkesat për institucionet dhe na njoftuan me kushtet e punëtorëve.
Po ashtu u njoftuam që pozitat kyqe udhëhiqen nga gratë dhe që në të ardhmen planifikojnë zgjerimin dhe punësimin e vajzave dhe grave.”, ka shkruar ministrja Haxhiu në një postim në Facebook.
“Gjithashtu, vizituam edhe pastiqerinë Dollomiti që udhëhiqet nga zonja Afërdita Binakaj, e cila menjëherë pasluftës, hapi biznesin e saj. Ndonëse ishte përballë me shumë paragjykime, sot pastiqeria është zgjeruar dhe shumica e punonjëseve janë vajza dhe gra.
Mbështetja për bizneset që punësojnë gra është shumë e rëndësishme prandaj i njoftuam edhe me masat që ka ndërmarrë Qeveria në këtë drejtim.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/