Komisioni Evropian propozoi sot zgjatjen e masave për frenimin e kërkesës për gaz edhe për një vit, me qëllim që t’i mundësohet Evropës të kalojë dimrin e ardhshëm.
Edhe pse pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, Rusia ndaloi furnizimet e rregullta të gazit, uli sasitë për eksport në vendet evropiane dhe rriti çmimet në një rekord, Evropa po del nga ky dimër me një bilanc energjetik më të qëndrueshëm se sa pritej. në një raport të Reuters.
KE propozoi zgjatjen e masave për frenimin e kërkesës për gaz nga prilli i këtij viti deri në mars të vitit të ardhshëm, me synimin për të ulur kërkesën për gaz me 15 për qind krahasuar me konsumin mesatar në periudhën 2017-2022. /FolDrejt/