Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot fabrikën e qepjes në komunën e Lipjanit.
Siç thotë ajo, në këtë vizitë u shoqërua nga kryetarja e GVV-së, Shahadije Bikliqi-Dragaçina, me ç’rast nga bisedat me drejtoreshën e fabrikës, u njoftua për punën e palodhshme të punonjeseve në këtë fabrikë.
“E shoqëruar nga kryetarja e GVV-së në Lipjan, znj. Shahadije Bikliqi-Dragaçina, vizitova fabrikën e qepjes në Lipjan.
Nga biseda e afërt me drejtoreshën e fabrikes, znj. Sara Haliti, u njoftuam për punën e palodhshme që bëjnë punonjëset në këtë fabrikë.
Si qeveri po i mbështesim përmes masave të ndryshme gratë në biznes e ato punëtore sepse besojmë se punësimi i grave përveç që iu jep grave pavarësi, është edhe rruga e vetme drejt shtetit barazimtar të cilin e synojmë.”, ka shkruar Haxhiu në facebook, duke bashkëngjitur disa fotografi./FolDrejt/