Policia daneze kontrolloi një jaht në një ishull të vogël në Detin Baltik, afër vendit ku ndodhën shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2, njoftuan autoritetet lokale.
“Policia po hetonte një anije të caktuar që ishte ankoruar këtu në shtator,” tha për Reuters përfaqësuesi kryesor i autoritetit të Christiane Island, Soren Tim Andersen.
Të mërkurën erdhën konfirmimet nga Gjermania se policia atje në janar kontrolloi një anije që mund të ishte përdorur për transportin e eksplozivëve që shpërtheu një pjesë të gazsjellësit./FolDrejt/