Komuna e Mitrovicës së Veriut, në krye të së cilës është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, ka votuar pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka bërë të ditur asamblistja e Lëvizjës Vetëvendosje, Aida Doli.
“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka thënë Doli.