Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giofre, ka thënë sot se është me rëndësi të madhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri të Republikës së Kosovës në të cilat do të marrë pjesë popullata serbe dhe se nëse situata nuk de -përshkallëzohet, Brukseli do të marrë masa të caktuara, disa prej tyre tashmë të ndërmarra ndaj Prishtinës.
“Situata në Kosovë është në qendër të vëmendjes sonë, do të jetë temë diskutimi sot në Këshillin e liderëve të BE-së, ku komisioneri i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do të paraqesë një raport për situatën. Ne kemi paraqitur një plan për de-përshkallëzimin e situatës, i cili ka marrë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, është shumë e rëndësishme të krijohen kushtet për zgjedhje të reja, në të cilat do të marrë pjesë popullata serbe dhe të kemi një proces zgjedhor gjithëpërfshirës. ” u tha ai gazetarëve në Beograd.