Kolesteroli i ngritur është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Disa simptoma mund të shfaqen në një fazë të hershme, pra pasi pllakata sapo ka filluar të grumbullohet në arterie, thonë mjekët dhe shenjat e para të kësaj gjendje shfaqen më shpesh gjatë natës, përcjell Fol Drejt.
Sipas Express, Shmangia e trajtimit për nivelet e larta të kolesterolit është një nga arsyet kryesore të krijimit të pllakave në arterie. Përveç kësaj, vërehet një ulje e qarkullimit të gjakut në enët e gjakut.
Dr. Adam Staten thotë se kjo do të thotë se muskujt dhe indet në trup nuk kanë një furnizim mjaft të mirë të gjakut, gjë që mund të rezultojë në një gjendje të njohur si sëmundje arteriale periferike, transmeton Express.co.uk.
“Është i njëjti proces që çon në sulme në zemër dhe goditje në tru, por me këtë gjendje preken kryesisht arteriet në këmbë dhe më rrallë në krahë”, shton Dr. Staten.
Sipas Klinikës Cleveland, simptomat e para të kolesterolit të lartë në sëmundjen e arterieve periferike janë zakonisht dhimbje, ngërçe dhe parehati në këmbë. Më së shpeshti ndodhin gjatë natës, duke ia prishur gjumin njeriut./FolDrejt