Futbollisti i Juventusit dhe kombëtarja franceze, Paul Pogba pritet të jetë jashtë fushës deri në fund të marsit për shkak të një dëmtimi të muskujve të kofshës, raportojnë mediat italiane.
Pogba u lëndua mëngjesin e djeshëm në stërvitjen para ndeshjes me Sampdorian në kuadër të xhiros së 26-të të Serisë A. Leonardo Bonucci u lëndua edhe në ndeshjen me Sampdorian, i cili u zëvendësua në pjesën e parë.
Juventus njoftoi se Pogba dhe Bonucci iu nënshtruan ekzaminimeve të detajuara mjekësore mëngjesin e sotëm, transmeton Fol Drejt.