Gjermania mund dhe duhet të ofrojë mbështetje më aktive për regjimin e Kievit, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një intervistë për Politiko.
Sipas mendimit të tij, Berlini nuk ishte aq bujar ndaj presidentit ukrainas, Volodymy Zelensky sa përpiqet të tregojë.
“Gjermania duhet të dërgojë më shumë armë, të dërgojë më shumë municion dhe t’i japë më shumë para Ukrainës, sepse është vendi më i pasur dhe më i madh. Ata nuk kanë qenë aq bujarë sa duhet të ishin. Unë nuk po i sulmoj, thjesht po them të qartën Unë jam ende duke i inkurajuar ata që ta bëjnë këtë,” tha Morjavecki./FolDrejt/