Poezi nga Burhan Fili
Vëllazën e motra kudo që jeni,
amanetin jetim mos leni,
çka të parët tuej mbrojtën me gjak,
me ruejt si duhet e keni hak.
Me u habit kurrë nuk duhet,
me pallavra vendi nuk ruhet.
nga kjo botë mos u tërboni,
se ju rand do të gaboni,
se të tjerët që për rreth janë,
dhambët grabitqar gati i kanë.
Nëse ju në dafina fleni,
në gojë të tyne vehten do të gjeni.
Nëse në mejdan aftësi s’tregoni,
me miq tuej mos u lavdroni,
se edhe ata kanë punët e veta,
jepi vehtës, o ju zgjat jeta!
se me kangë, këcim e llafe,
tue shitë mend në bare e kafe,
bel e trup lakuriqësi,
ata kurrë s’janë njoft në burrni.
Shkurt e prem, vlla e motër,
nëse doni të keni votër,
zjarrin ndez gjithmonë mbani,
si banë: Azemi, Jashari, Shabani…
jo me llafe , kangë, raki…
për Atdhe tregun burrni,
me flijim e kunorzun,
Amanetin ua dorzuen.
për ruejt të tij mos u kurseni,
nëse se rueni të mallkum jeni.
mbështetuni në Zot si të parët tuej,
hesapi do të iu bahet nga çdo i huej.
edhe Zoti do të iu ruej!
Kalamazoo, Michigan
8/11/2022