Moska e konsideron vendimin e Moldavisë për t’iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë si një hap armiqësor që synon të shkatërrojë lidhjet midis dy vendeve dhe njofton se do t’i përgjigjet kësaj lëvizjeje, raporton Reuters.
“Ne e konsiderojmë këtë si një hap tjetër armiqësor të udhëheqjes moldave, e cila është plotësisht e integruar në fushatën anti-ruse të ‘Perëndimit kolektiv’”, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
Në njoftim shtohet se qëllimi i vendimit është shkatërrimi i plotë i marrëdhënieve ruso-moldave, të cilat tashmë janë në një gjendje shumë të mjerueshme për shkak të Kishinevit zyrtar.