Këtë vit, Danimarka do të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën me një vlerë prej rreth 308 milionë euro, njoftoi sot Ministria daneze e Mbrojtjes.
Donacioni është pjesë e shumës prej rreth 725 milionë eurosh, të cilën Kopenhaga ia ka dërguar Kievit në formë ndihme ushtarake që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, raporton Reuters.
Parlamenti danez vendosi gjithashtu të ndajë 3.1 miliardë euro shtesë për fondin në periudhën midis 2025 dhe 2027, përcjell Fol Drejt.