Edhe java e katërt e nëntorit parashihet të kalojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), shkruan Fol Drejt.
Të hënën, sipas IHK-së do të mbizotërojë një mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./FolDrejt/