Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se edhe këtë të martë do të mbizotërojë mot i ngjashëm sikurse në ditët e kaluara, shkruan Fol Drejt.
Të martën do të mbaj mot kryesisht i ngjashëm, i vranët por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2-0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Po ashtu sipas IHK-së, do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes./FolDrejt/