Vala e të nxehtit afrikan, e ka pushtuar Kosovën këto ditë, sikundër edhe tërë rajonin. Moti po karakterizohet me diell dhe temperatura të larta, shkruan Fol Drejt.
Edhe sot pritet të mbaj mot relativisht i ngrohtë, ndërsa temperaturat minimale do të sillen nga 16 gradë më e ulëta, deri në 30 gradë më e larta.
Nuk pritet të ketë re, vranësira apo reshje shiu.
E diela do të jetë vetëm një paralajmërim për një javë përvëluese, ku temperaturat do të shkojnë mbi 35 gradë./FolDrejt/