Trajneri i futbollit të Romës, Jose Mourinho, ka thënë se Paulo Dybala dhe Jorginho Wijnaldum kanë përfunduar stërvitjen e sotme, por shtoi se të dy janë të pasigurt për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League kundër Bayer Leverkusenit, raportojnë mediat italiane.
“Ne nuk do t’ia dorëzojmë ndeshjen Bayer-it. Do të lëmë gjithçka që kemi në fushë. Bundesliga ka 18 klube dhe kjo ndryshon diçka për momentin. Së fundmi luajtëm një raund në Serinë A gjatë javës, por për shkak të se ne nuk mund ta zhvendosnim ndeshjen nga raundi tjetër të premten. Një ditë përgatitje bën diferencën”, tha Mourinho në një konferencë për shtyp në Romë.
Ai deklaroi se mungesa e Callum Hudson-Odoi dhe Patrick Schick nuk do të jetë problem për skuadrën e Leverkusenit./FolDrejt/