Austria do t’i bashkohet një numri të madh vendesh që ndalojnë përdorimin e aplikacionit TikTok në telefonat zyrtarë të punonjësve të shtetit, tha sot Ministri i Brendshëm Gerhard Karner.
Një numër vendesh perëndimore, duke përfshirë Britaninë, SHBA-në dhe disa shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, kanë ndaluar tashmë TikTok për arsye sigurie, raportoi Reuters.
Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian gjithashtu ndaluan përdorimin e këtij aplikacioni./FolDrejt/