Jose Mourinho po kalon vitin e tij të dytë te Roma dhe në kryeqytetin italian janë shumë të kënaqur me portugezin.
Trajneri i njohur portugez ka fituar në vitin e tij të parë Ligën e Konferencës, derisa drejtuesit e klubit po duan ta blindojnë atë me kontratë të re.
Kontrata aktuale e Mourinhos me Romën skadon në verën e vitit 2024, derisa Dan dhe Ryan Friedkin (pronarët e Romës), i kanë ofruar vazhdimin e saj portugezit.
Calciomercato ka njoftuar se Roma dëshiron t’i zgjasë kontratën deri në vitin 2025 Mourinhos.
Vet trajneri portugez ka thënë se do ta respektojnë kontratën me Romën dhe nuk do të largohet nga Giallorosët.
Gjithsesi Special One është shumë i lumtur në kryeqytetin italian dhe pritet të pranojë propozimin e pronarëve të klubit për kontratën e re.
Qëllimi i Mourinhos është që të fitoj edhe këtë edicion trofe me Romën ku është në garë në Serie A për titullin, Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë.