Bjeshkataria po kthehet ndër sportet më të mira alternative ku grupe dhe persona të ndryshëm i vendosin prioritet ngjitjen e majave më të larta të kontinenteve, shkruan foldrejt.com.
Kështu ndodh me Arineta Mula, një alpiniste e guximshme që pushton edhe një maje të lartë.
“Me 24 janar në majën më të lartë në Amerikën Jugore, Aconcagua 6952 metra.
Ne vend të 12 ditë e më shumë qe merr kohë kjo ngjitje sepse ka lartësinë, unë arrita të ngjitem për 5 ditë.
Ngjitjen e realizova pa udheheqës malor ose grupe: mungesa guides nënkupton ushqimin e përgatit vet, borën e shkrin për ujë, çadren, akomodimi, gjendja fizike dhe mendore është përgjegjësi e jotja dhe në momentet ma të vështira je vet.
Si e para grua nga vendi im që ngjita Aconcagua, ishte ma e vështira deri tash.
Prej 7 majave më të larta në shtatë kontinente më mbeten edhe dy.
Aconcagua e pesta”, shkruan Mula./Foldrejt.com