Udhëheqësi i portalit investigativ Insajderi në Kosovë, Parim Olluri ka shkruar se Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar lajmin për një aktakuzë ndaj tre personave: deputetit Milaim Zeka, multimilionerit Edmond Kërliu dhe Ilir Krasniqit, informon foldrejt.com.
“Edhe nje lajm i mire:
Ky eshte edhe nje impakt i Portalit Autoritativ Insajderi.
Aktakuza kunder deputetit Milaim Zeka, multimilionerit Edmond Kerliu dhe Ilir Krasniqit eshte konfirmuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Kjo treshe akuzohet për mashtrim, shmangie nga tatimi dhe pastrim parash.
Insajderi ka publikuar dhjetera hulumtime per mashtrimet me viza te Zekes dhe te tjereve,” shkruan Olluri në rrjetin social Facebook./Foldrejt.com