Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Todor Tagarev, tha se ushtria bullgare ka një mungesë personeli prej 20 për qind, duke shpresuar se rritja e pagave të këtij viti do të ndihmonte në rritjen e interesit për të shërbyer në ushtri, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ne kemi arritur t’i rrisim pagat e ushtrisë tashmë këtë vit. Shpresoj se kjo masë do të ndihmojë në rritjen e interesit për të shërbyer në ushtri, por nuk do të jetë e mjaftueshme dhe duhet të konsiderohet një zgjidhje më komplekse”, agjencia shtetërore e lajmeve BTA citon të ketë thënë Tagarev në një konferencë për media në Sofje pas një ceremonie të dhënies së diplomave.
Në mars, Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë njoftoi se kriza demografike dhe rritja e pagave në sektorin privat kanë çuar në mungesën e personelit në ushtri.