Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, i ka reaguar krytarit të Prishtinës përmes një shprehjeje gjermane “fremdschämen”, që në përkthimin e Muratit nënkupton “ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit”.
Kjo pasi Murati thotë se Rama “ka gënjyer” për lokacionin e projektit të Ngrohjes Solare, duke thënë se për këtë ka njoftuar më parë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Murati thotë se kjo është “gënjeshtra e dytë” e Ramës pas përpjekje për të marrë merita për lojërat mesdhetare.
”Gjermanët e kanë një shprehje “fremdschämen”, që përafërsisht i bie “ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit”. Kjo shprehje mu kujtua kur pashë atë që paska shkruar Përparim Rama sot, i cili paska plasuar edhe një gënjeshtër, pas asaj për Lojërat Mesdhetare, në tentativën e tij për të marrë merita për punët e të tjerëve”.
”Gënjeshtra më e fundit ka të bëjë me gjoja “sigurimin e lokacionit” nga ana e tij për projektin e Ngrohjes Solare. Përparim, lokacioni është siguruar qysh në mars të vitit 2022. Shih postimin e Ministrit Aliu asokohe. Si Ministri e Financave e kemi siguruar madje edhe financimin për këtë projekt”, ka thënë ministri Murati.
Postimi i plotë: