Ish-presidenti rus Dimitriy Medvedev shkroi në kanalin e tij Telegram se ngjarjet e fundit në Ukrainë po e shtyjnë gjithnjë e më shumë Rusinë drejt konfliktit të drejtpërdrejtë me NATO-n.
Medvedev komentoi kështu dërgimin e tankeve amerikane Abrams në Kiev.
“Duket se Rusia ka gjithnjë e më pak zgjedhje deri në një konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n, e cila është kthyer në një “bllok nazist” të hapur. Ne jemi gati, edhe nëse rezultatet e arritura do të kenë një çmim shumë më serioz për njerëzimin sesa në 1945”, deklaroi Medvedev.
Ju kujtojmë se Medvedev ka thënë shpesh në të kaluarën se nëse Rusia fillon të humbasë luftën në Ukrainë, ajo mund të kthehet në luftë bërthamore.
“Asnjëri prej tyre nuk e kupton se humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të çojë në një luftë bërthamore”, tha Medvedev.
Presidenti amerikan Joe Biden e ka paralajmëruar vazhdimisht Vladimir Putinin që të mos përdorë armë bërthamore./FolDrejt