Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se 174,642 familje kanë përfituar nga subvencioni ngaqë kanë shpenzuar më pak energji elektrike sesa janari 2022.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“MFPT ka procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike.
Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.
Janë 174, 642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni.
Sa keni kursyer ju?”, u shpreh Murati./FolDrejt/