Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme Josep Borrell në seancën urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ukrainën se, duke propozuar amendamente shtesë në këtë kohë, Bjellorusia po përpiqet të fusë konfuzion në procesin e miratimit të rezolutës për Ukrainën.
Borrell kujtoi se këtë javë bëhet një vit që, siç tha ai, nga fillimi i pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia.
“Të gjithë e dinë. Ishte dhe mbetet një shembull i padiskutueshëm i agresionit të një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Bëhet fjalë për Rusinë. Të gjithë e dinë. Një shkelje e dukshme e së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të Kartës së OKB-së. Bota ka nevojë për paqe në Ukrainë dhe ukrainasit meritojnë paqen, pas të gjitha vuajtjeve. Por jo vetëm një paqe. Ne kemi nevojë për paqe të bazuar në parimet e Kartës së OKB-së. Kjo është arsyeja pse ne jemi në këtë sallë. Kjo është tema e rezolutës së paraqitur nga Ukraina. Të ritheksojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe të vendosim parimet e paqes ”, tha Borrell.
Ai më pas theksoi se lufta kundër Ukrainës nuk është vetëm një çështje evropiane.
“As nuk është rasti i ‘Perëndimit kundër Rusisë’. Përkundrazi, kjo luftë ilegale ka të bëjë me të gjithë në veri, jug, lindje dhe perëndim. Tërë bota. Sot jemi këtu për të përsëritur mbështetjen tonë për sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si dhe për çdo anëtar tjetër të OKB-së. Sovraniteti dhe integriteti territorial janë parimet që janë objektivi i përditshëm i sulmeve ruse në Ukrainë. Këto janë të njëjtat parime që ne jemi të detyruar t’i respektojmë kudo në botë, çdo ditë. Nëse nuk dënojmë dhe ndalojmë veprimet ruse në Ukrainë sot, ekziston rreziku më i madh që ndonjë vend tjetër, diku tjetër në botë, të përballet me agresion të ngjashëm. Askush nuk mund të ndihet i sigurt në një botë ku përdorimi i paligjshëm i forcës është normalizuar, theksoi ai, transmeton Fol Drejt.