Ka marrë fund “makthi” për Vedat Muriqin. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës tashmë është liruar përfundimisht nga skuadra e Lazios.
Sulmuesi do të rikthehet te Mallorca, skuadër ku luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, paraqitjet e të cilit u pëlqyen nga drejtuesit e skuadrës spanjolle.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeqytetasit italianë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se tashmë nga shitja përfundimtare e Muriqit do të arkëtojnë 10 milionë euro plus bonuse.
“SS Lazio njofton se ka transferuar përfundimisht të drejtën e paraqitjeve sportive të futbollistit Muriqi Vedat te klubi spanjoll RCD Mallorca”, ka shkruar klubi italian./abcnews.al/
📝 Comunicato ufficiale: Vedat Muriqi
➡️ https://t.co/U76f90Agoo pic.twitter.com/ozYG2OQNVG
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 22, 2022