Koreja e Veriut ka paralajmëruar Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) se do të përballen me sfida të sigurisë “të paprecedentë” nëse nuk ndalen me stërvitjet e përbashkëta ushtarake.
Përpara stërvitjes së ardhshme verore mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së, zyrtarët e Koresë së Veriut i kanë përshkruar stërvitjet si “fushatë presioni armiqësor ushtarak”, duke theksuar se të dy vendet do të përballen me sfida sigurie, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vendosin të përfshihen në përleshje ushtarake me ne, do të përballen me jostabilitet të sigurisë pa precedent”, tha për agjencinë AP Choe Jin, zëvendësdrejtori i Institutit për çarmatosje dhe paqe pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut.
Choe theksoi se stërvitjet e sivjetme të përbashkëta ushtarake të dy vendeve kanë sjellë Siujdhesën Koreane në prag të luftës.
Duke theksuar se testet raketore të Koresë së Veriut janë ushtrime legjitime të nevojshme për mbrojtjen e vendit, Choe i përshkroi testet e fundit të raketave të SHBA-së dhe Koresë së Jugut si “standarde të dyfishta”./FolDrejt/